UEFA u pajtua që Juventus të tërhiqet nga Liga e Konferencës

UEFA dhe Juventusi kanë arritur një marrëveshje. Pasi Juventusi u dënua me heqje të pikëve nga gjykatat sportive në Itali, pritej edhe dënim nga UEFA për mosrespektim të mëhershëm të ferplejit financiar, raporton Koha.net. Juventusi, që përfundoi i shtati në Serie A, u kualifikua për fazën e plejofit të Ligës së Konferencës.

Nuk kishte interesim për të garuar në Ligën e Konferencës dhe propozoi që mos të paraqitet në këtë garë, si kompromis që mos të marr dënim tjetër nga UEFA. UEFA është pajtuar që Juve mos të garoi në Ligën e Konferencës dhe tani e drejta i kalon Fiorentinës, që ishte e teta.

Marrëveshja ka të bëj edhe me pajtimin e palëve, përkatësisht që Juventusi të mos ankohet në vendim.

Ky lajm është publikuar të dielën nga mediumi italian “Corriere dello Sport”, që beson se kjo i garanton Juventusit rikthim në garat evropiane për edicionin 2024/25. Nëse ky lajm zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme, Juventusi i bashkohet Osasunas si skuadër e larguar nga garat evropiane për këtë edicion. Klubi i La Ligas, Osasuna, është dënuar për shkak të një kurdisjeje të një ndeshjeje që kishte ndodhur dhjetë vjet më parë. Sikur Juves mos t’i hiqeshin pikët, skuadra nga Torino do të kualifikohej në Champions.