RMV, nesër mbaron afati për aplikimin e të rinjve për Çmimin për pjesëmarrje rinore

Deri nesër në ora 23:59, të rinjtë mund të aplikojnë në Konkursin e organizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport (ARS) dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) në tri kategori të ndryshme, transmeton Protalb.mk.

“Shpërblimi ndahet për tri kategori: kategori individuale (të rinj të moshës 15-29 vjeç), kategori e grupeve joformale të të rinjve (më së paku 3 anëtarë), dhe kategori për organizatat rinore, organizatat për të rinj dhe organizatat ombrellë rinore. Shpërblimi ka për qëllim ta njohë dhe ta vlerësojë mundin e të rinjve gjatë adresimit të çështjeve të ndryshme shoqërore”, thuhet në Konkurs.

Për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore për nominimin e të rinjve në kategorinë individuale dhe anëtarëve të grupit joformal të të rinjve, duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Të jetë nga mosha 15 deri në 29 vjeç deri në fund të thirrjes për nominime;
  • Të kenë realizuar veprimtarinë, punën ose shërbimet për të cilat janë emëruar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Të kenë realizuar aktivitetin, punën ose shërbimet për të cilat janë emëruar në periudhën maj 2022 – maj 2023;
  • Të kenë pasur rol kyç në aktivitetin për të cilin u nominuan.

“Shpërblimi do të ndahet për aktivitete dhe iniciativa që të nominuarit kanë realizuar në periudhën maj 2022- maj 2023”, thuhet në Konkurs.

Agjencia për rini dhe sport (ARS) në bashkëpunim me Këshillin rinor nacional të Maqedonisë (KRNM) ndanë shpërblimin e këtij viti për pjesëmarrje rinore.

Ndërsa nominimi për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore për organizata rinore, organizata për të rinjtë dhe organizata rinore ombrellë kërkon plotësimin e kushteve të mëposhtme:

  • Të kenë të regjistruar shoqatë ose fondacion në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione;
  • Të jenë të regjistruar si një nga format e organizimit të të rinjve në Regjistrin e formave të organizimit të të rinjve të AMS, në përputhje me Ligjin për Pjesëmarrjen Rinore dhe Politikat Rinore;
  • Të ketë të paktën dy vjet ekzistencë aktive.
  • Nëpunësit civilë, të emëruarit politikë, stafi i ndërmarrjeve publike dhe/ose drejtuesit e partive politike nuk mund të konkurrojnë për këtë çmim.

Çmimi për pjesëmarrjen e të rinjve sipas kategorive që fituesit do të marrin janë: 1500 euro për kategori individuale; 3000 euro për grupet joformale rinore dhe 3000 euro për organizatat rinore.

Çmimet do të ndahen dhe do t’i prezantohen publikut të gjerë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë (11 gusht 2023) në Shkup.