U themelua Lëvizja “Arbëria”, nuk do të ketë kryetar

Spektrit politik shqipëtar ju shtua edhe një parti e re. Sot u bë themelimi zyrtar i Lëvizjes ‘’Arbëria’’ ku u bë prezantimi i parimeve themeluese të lëvizjes, vizionit të saj dhe rrugën që synon të ndërtojnë shërbim të interesimit të përgjithshëm shoqëror, ose të shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut. Prezantimet u bënë nga ish deputetët e PDSH-së Bekim Fazliu dhe Meral Ferati dhe shumë të tjerë, transmeton Tv Shenja.

Fazliu deklaroi se partia nuk do të ketë kryetarë por do të drejtohet nga këshilli drejtues i përbërë prej 9 anëtarë që mund të zgjerohet deri në 15 anëtarë këshilli drejtues, i cili do të funksionon si organ kolegjian i përbashkët me konzensuz.

“Barazia e plotë e shqipëtarëve, realizimi i drejtë i marrëveshjes së Ohrit duke e nxjerr nga arkivat dhe gjitha devijimet që janë bërë domethënë shtrembërimet që janë bërë asaj domethënë të realizohet drejt ashtu si e janë nënshkruar Arbër Xhaferi, Imer Imeri, dhe të tjerët që u ngrit konflikti i 2001 jo një marrëveshje që e bënë të tjerët per pazare për përfitimet e tyre personale’’, tha Fazliu.

Ai potencoi se Lëvizja Arbëria nuk është organizatë ne kuptimin e zakonshëm të fjalës nuk është parti politik është shumë më shumë se parti politike është organizim i qytetarëve.

“Është organizim i shqipëtarëve, që është ndërgjegje e shqipëtarëve që lind si nevojë e kohës si reagim i së keqes dhe si e mirë që mungon. Besoj që ishte start i fuqishëm ky i joni kemi shtrirje për dallim të shumë të tjerëve gjithandej nga Velesi, Likovë e deri në Strug e Manastir”, u shpreh Fazliu.