U shpallën fituesit e Çmimit “11 Tetori”, në mesin e fituesve edhe Jegeni

Ministria për Kulturë ka publikuar fituesit e Çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2025, ku në mesin e fituesve është edhe aktorja Teuta Ajdini – Jegeni, transmeton Portalb.mk.

Ky çmim shtetëror jepet për kontributin e individëve në fushën e shkencës, artit, biznesit dhe veprimtarive tjera në interes të publikut në Maqedoninë e Veriut.

Në fushën e artit u zgjodh Teuta Ajdini – Jegeni, Letka Dimovska dhe Ivo Jankoski, ndërsa në fushën e shkencës dhe arsimit: Konstantin Dimitrov dhe Gligor Jovanovski.

Kryetari i Këshillit për çmimin shtetëror “11 Tetori”, Svetozar Antoviq, paralajmëroi se ceremonia për dhënien e çmimeve do të mbahet më 11 tetor në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.