U shkarkua Visar Ganiu nga pozita e zëvendësdrejtorit, në vend të tij u emërua Mensur Jakupi
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka shkarkuar Visar Ganiun nga pozita e zëvendësdrejtorit të Qendrës për Edukim pranë FFM-së. Në vend të tij u emërua Mensur Jakupi, transmeton Portalb.mk.
“FFM solli vendim për shkarkimin e Visar Ganiut nga pozita e zëvendës-drejtorit të Qendrës për edukim pranë FFM-së. Në vend të tij do të jetë Mensur Jakupi, punonjës i shquar i futbollit dhe trajner me një përvojë të gjatë në futbollin e Maqedonisë”, njoftoi Federata.
Mensur Jakupi njihet si trajner i të rinjve të KF Gostivarit, Shkëndijës dhe përzgjedhës i grupmoshave të reja të Maqedonisë, ndërsa Visar Ganiu para kësaj pozite ishte kryetar i Komunës së Çairit.