U shënua Dita e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri
Në Shqipëri është shënuar 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut, ku në vend janë organizuar ceremoni dhe aktivitete të ndryshme, raporton Andolu.
Ceremonia qendrore për Ditën e Dëshmorëve është organizuar në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të vendit.
Pjesë e ceremonisë qendrore ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, përfaqësues të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe zyrtarë të tjerë.
Zyrtarët bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në Monumentin “Nëna Shqipëri”, në nderim të dëshmorëve të vendit.
Ndërkohë, aktivitete dhe ceremoni të ndryshme përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve janë organizuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Kujtojmë se 5 Maji është caktuar me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita e Dëshmorëve të Atdheut.