Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë është regjistruar rritje e prodhimit të brendshëm bruto për 3 përqind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e parë të vitit 2025, rritje më e madhe është shënuar në sektorët: Ndërtimtaria edhe Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike; shërbime administrative dhe mbështetëse prej 7.1% edhe Informimi dhe komunikimi prej 4.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në raport theksohet se eksporti i mallrave ka shënuar rritje për 1.4 përqind, ndërsa importi për 4.8 përqind.
“Konsumi final i ekonomive familjare, përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse që i shërbejnë ekonomive familjare, në tremujorin e parë të vitit 2025, në mënyrë nominale është rritur për 7.1%, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 69.0%”, raportoi Enti.