U publikua lista e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme

Maqedonia e Veriut pas një jave do të luajë dy ndeshje. Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Goce Sedloski, ka ftuar pesë futbollistë për herë të parë, ndër ta edhe Omeragiç, transmeton Portalb.mk.

“Seleksionuesi i Maqedonisë do të ketë në dispozicion 27 lojtarë, përfshirë këtu edhe 5 futbollistë që do të veshin fanellën e Maqedonisë për herë të parë si: mbrojtësi rumun te UTA, Din Allomeroviç, mbrojtësi i djathtë i Vardarit, Jankullov, mesfushorët e Sileksit, Angjeleski dhe Dodev, dhe golashënuesi më i mirë i Vardarit, Azer Omeragiç.”, raporton Federata.

Ndeshja e parë do të luhet më 29 maj në Sarajevë kundër Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa më 1 qershor në Stamboll kundër Turqisë.

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar: Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka), Davor Taleski (Vardar); Gjoko Zajkov (Ajman), Visar Musliu (Sent Truiden), Nikolla Serafimov (Levski), Din Alomeroviç (UTA Arad), Ezgjan Alioski (Lugano), Jovan Manev (Novi Pazar), Imran Fetai (Shkëndija), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Stefan Despotovski (OFK Beograd) Darko Velkovski (Vardar), Georgije Jankulov (Vardari); Elif Elmas (Napoli), Enis Bardhi (Konjaspor), Boban Nikollov (Vardar), Jani Atanasov (AEL Larissa), Agon Elezi (Sarajevë), Sefer Emini (Sonderjyske), Darko Angeleski (Sileks), Darko Dodev (Sileks); Bojan Miovski (Gllasgou Renxhers), Darko Çurlinov (Koxhaeli), Elmin Rastoder (Tun), Azer Omeragiç (Vardar) dhe Milan Ristovski (Bohemians).

Për shkak lëndimeve, do të mungojë Doriev, Stankovski, Bejtullai, Ilievski dhe Mitrovski.