U publikua lista e 26 futbollistëve të ftuar për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, transmeton Portalb.mk.

“Të lënduarit Lirim Qamili dhe Dimitar Mitrovski do te mungojnë në formacion, ndërsa është rikthyer David Babunski nga Vardari”, sqaroi Federata.

Kjo është lista e futbollistëve të ftuar: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev, Damjan Šiškovski, Igor Aleksovski; Visar Musliu, Nikola Serafimov, Ezgjan Alioski, Gjoko Zajkov, Andrej Stojchevski, Darko Velkovski, Bojan Ilievski, Stefan Askovski; Enis Bardi, Yanni Atanasov, Elif Elmas, Isnik Alimi, Luka Stankovski, Tihomir Kostadinov, Reshat Ramadani; Bojan Miovski, Milan Ristovski,  Darko Čurlinov, Aleksandar Trajkovski, David Babunski dhe Elmin Rastoder.

Maqedonia më 10 tetor do të luajë kundër Belgjikës në Gent, ndërsa më 13 tetor në Shkup kundër Kazakistanit.