U kryen 262 kontrolle sigurie të pakove të Vitit të Ri në RMV dhe u identifikuan mospërputhje minimale
Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kreu 262 inspektime të jashtëzakonshme për të kontrolluar sigurinë e pakove të Vitit të Ri për fëmijë. Inspektimet u kryen në depo për paketimin e pakove, markete dhe dyqane që tregtojnë këtë lloj produkti, transmeton Portalb.mk.
Për shkak të mospërputhjes midis afateve të deklaratës përmbledhëse dhe afateve individuale të produkteve në paketim dhe për shkak të deklaratave të paplota, shërbimet e inspektimit të AUV-së lëshuan 4 vendime me urdhër për tërheqjen e pakove të Vitit të Ri nga qarkullimi, dhe dy operatorëve të ushqimit iu lëshuan vendime me urdhër për vendosjen e deklaratave përmbledhëse në paketime.
Me 262 kontrollet e inspektimit të kryera mbi sigurinë e pakove të Vitit të Ri, asnjë operator ushqimor nuk u gjobit, as nuk u anulua ndonjë ushqim jo-konform.
Krahasuar me kontrollet e sigurisë të vitit të kaluar për këtë kategori produktesh, kur u gjetën etiketime të papërshtatshme të paketimeve, mungesë deklaratash dhe datash skadimi të deklaruara në paketimet kolektive, u gjetën gjithashtu pako që përmbanin produkte me data të skaduara dhe afat të shkurtër ruajtjeje të produkteve, si dhe produkte me veti organoleptike të ndryshuara, këtë vit u identifikuan vetëm mospërputhje minimale midis operatorëve.