U formua grupi punues për reforma zgjedhore në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar që është formuar grupi i punës që ka për qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Kodi i ri pritet të miratohet pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.
“U formua grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor, i cili do të duhet t’i zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa paralelisht do të punojë edhe në Kodin e ri Zgjedhor”, raportoi Ministria e Drejtësisë.
Grupi punues do të udhëhiqet nga Aleksandar Novakovski, si ekspert dhe ish-kryetar i KSHZ-së.
“Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë të përfshirë përfaqësues të partive
politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor”, sqaroi Ministria.
Rikujtojmë se më 13 mars, ambasadori holandez Jan Kop, gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, ka shprehur interesim lidhur me nismën për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor.
Ndryshe, kohë më parë Pavle Trajanov, ua ka dorëzuar deputetëve propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me qëllim që të tregojnë qëndrimet dhe sugjerimet e tyre. Me propozim ligjin për ndryshim të Kodit Zgjedhor, propozohet që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore, të mbetet model proporcional dhe pa prag zgjedhor. Llogaritja për zgjedhje të deputetëve të realizohet sipas sistemit të Dontit.
Aktualisht, Maqedonia e Veriut është e ndarë në 6 zona zgjedhore të cilat zgjedhin nga 20 deputetë secila. Prej vitesh ekziston debati që vendi të kalojë në një zonë të vetme zgjedhore, gjë e cila do t’i jepte shansin edhe partive të vogla për të konkurruar dhe për të thyer monopolin e partive të mëdha.
- LEXO: RMV, fillon debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- LEXO: NDI: Partitë e RMV-së kanë arritur marrëveshje për disa çështje të reformave zgjedhore
- LEXO: Lloga – Jan Kop: Grupi punues për Kodin Zgjedhor nuk mund të fillojë pasi VMRO-DPMNE nuk propozon anëtar
- LEXO: RMV, partitë e mëdha vetëm deklarativisht mbështesin model të ri zgjedhor
- LEXO: RMV, beteja e partive të vogla për një njësi zgjedhore
- LEXO: RMV, ende nuk janë gati ndryshimet në Kodin Zgjedhor për lista të hapura
- LEXO: Një njësi zgjedhore në Maqedoninë e Veriut- manipulim i elektoratit apo një mundësi reale për partitë e vogla