Twitter filloi të paguajë krijuesit

Disa muaj pasi Elon Musk njoftoi se disa përdorues të Twitter do të fitojnë para përmes reklamave të platformës, krijuesit e famshëm kanë marrë lajmin: paratë do të vinë në 72 orët e ardhshme, raporton PCW. Programi i ndarjes së të ardhurave është i disponueshëm për përdoruesit të cilët paguajnë për një abonim Twitter Blue dhe vinë kryesisht nga reklamat të vendosura në replikat e cicërimave.

Deri më sot pagesat variojnë mes disa mija mijëra dollarë deri në 40 mijë dollarë për llogaritë me miliona ndjekës.

Përmes një postimi Twitter tha se do të zgjerojë aksesi në program këtë muaj.

Nuk është ende e qartë sesi pagesat llogariten apo sa të ardhura Twitter mban për vete. Por llogaritë që duan të bëhen pjesë e programit duhet të kenë të paktën 5 milionë shikime të cicërimave në 3 muajt e fundit.

Ndarja e të ardhurave nga reklamimi po vjen në një kohë që dominimi i Twitter si një platformë mikroblogimi po kërcënohet. Kloni i Meta lançuar javën e kaluar pati 100 milionë regjistrime në pak ditë.