Ambasadori francez Bomgartner: Periudha vijuese për RMV-në është kyçe, zgjedhja do të jetë vendimtare

Periudha vijuese është me rëndësi kyçe. Zgjedhjen që do ta bëni do të jetë vendimtare për vazhdimin e modernizimit të vendit, në drejtim të reformave të cilat mbeten thelbësore, të cilat nuk guxojnë më të anulohen. Kështu porositi ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Siril Baumgartner, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Francës në ambientet e Ambasadës në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Sërish sot në Kuvend duhet të dorëzohet propozim-ligji i cili ka të bëjë me të ardhmen evropiane. Ajo është zgjedhje sovrane që do të duhet ta bëjë Kuvendi. Gjatë 365 viteve të kaluara është diskutuar shumë në këtë temë. Këto debate deri tani nuk kanë qenë të mjaftueshme që të arrihet konsensus politik. Por, të njëjtat kanë lejuar sqarime të caktuara. Ajo që mbetet për t’u diskutuar, me një pjesë të qarqeve politike, janë kushtet lidhur me reformat, dhe jo vetë reforma”, tha Baumgartner.

Ai theksoi se ekziston moment i cili duhet të shfrytëzohet për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Kemi hyrë në fazë të përshpejtimit dhe zgjerimit. Mbetet çështja nëse treni maqedonas do të jetë një prej atyre që do të udhëtojë apo do të mbetet më gjatë në stacion. Kjo është kompromis”, tha Baumgartner.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të organizohen edhe katër vizita të deputetëve francez, ndërkaq për në vjeshtë është parashikuar edhe vizita e pestë.

“Në botën e cila është bërë jostabile dhe më e rrezikuese, i shenjëzuar me vazhdimin e agresionit ushtarak ndaj Ukrainës, të gjithë e njohim dhe e përshëndesim qëndrimin e jashtëzakonshëm dhe pa të metë të Maqedonisë së Veriut për këtë temë. Kur duhet të bëhet zgjedhja, Maqedonia e Veriut gjithnjë është partner i besueshëm”, tha Baumgartner.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.