TROÇ me Mevlan Ademin: Pse (nuk) lejohet provimi i jurisprudencës në shqip?

Në episodin e parë të TROÇ biseduam me studentin Mevlan Ademi, njëri nga organizatorët e protestës studentore për dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Ademi tha se nuk do ndalen derisa të zgjidhet ky problem. Ai shpreson që kjo nismë dhe protesta të shërbejnë si katalizator që gjuha shqipe të zbatohet edhe në institucione tjera.

Pse protesta erdhi në këtë moment? A ka prapavija politike? Kush i përkrah e kush i refuzon?

Përgjigjet e këtyre dhe shumë të tjerave i gjeni në episodin e plotë!