#TROÇ me gazetaren Arta Berisha: Kur e vërteta vihet në pikëpyetje, a na shpëton IA?

Lajmet e rreme gjithmonë kanë qenë kërcënim, duhet të mësojmë si t’i luftojmë! Në kohë kur çdo informacion vihet në dyshim për vërtetësinë, Inteligjenca Artificiale mund të na ndihmojë ta verifikojmë atë. Kjo është tema mbi të cilën hedh dritë TROÇ i kësaj jave. 

Gazetarja Arta Berisha nga Kosova, në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis po krijojnë një agjent të inteligjencës artificiale i cili po trajnohet dhe ndërtohet për të detektuar vërtetësinë e një informacioni.

Ideja është të luftohen lajmet e rreme dhe të ndihmohen gazetarët në procesin e tyre të punës. 

Përveç kësaj Arta tregon përvojën e saj me inkuadrimin e AI në procesin e punës dhe këshilla se si ta përdorim në maksimum pa i humbur vlerat e gazetarisë së mirëfilltë.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.