Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në TROÇ thotë se gjobat janë maksimale dhe do të arrijnë lartësinë e 5 mijë eurove për lokal nëse nuk e respekton Ligjin e ri kundër duhanit që është në procedurë për t’u miratuar. Ndërkaq, ata që pijnë duhanin ku nuk është e lejueshme do të duhet të paguajnë nga 200 deri 300 euro.
Sipas tij, edhe nëntë inspektorate tjera do të kyçen në kontrolle përpos Inspektoriatit sanitar dhe të Punës. Në çdo tavolinë do të ketë një QR kod që qytetarët të mund të denoncojnë parregullsi, tha ai.
Ai thotë se Ligji kundër duhanit nuk do t’i dëmtojë as duhanpirësit as afaristët por është një hap që duhet me patjetër ta marrim si shtet. Për atë se cilat janë ndryshimet që do ti sjellë Ligji për mbrojtje nga duhani si dhe kush do ta implementojë ndiqeni episodin e plotë.