Tremujorin e dytë shkalla e vendeve të lira të punës në RMV ishte 1.62 përqind

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e dytë të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës në Maqedoninë e Veriut ishte 1.62%, njofton Portalb.mk.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin B – Miniera dhe nxjerrja e gurorëve 3.33%, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorët D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar e cila është 0.25%.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 3-9 kanë shkallë më të lartë të vendeve të punës, që shënon 2.25%.

Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.66%.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2688, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.

Më tepër detaje gjeni KËTU.