Tre vrasje brenda një jave në Kosovë

Një 39-vjeçar ka vdekur të enjten në Skenderaj si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se vrasja ka ndodhur në fshatin Runikë të Skendarajt dhe përveç viktimës, në vend të ngjarjes janë plagosur edhe tre persona tjerë.

Ata është thënë se po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Nga hetimet e para në vendin të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri, kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë Policia.

Autoritetet është thënë se janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e fajtorëve për këtë vrasje.

Ky rast e çon në tre numrin e vrasjeve të raportuara në javën e fundit në Kosovë.