Tre persona vodhën kabllo në “Hekurana” të Shkupit, Prokuroria ngriti aktakuzë
Tre persona janë akuzuar për vjedhje të kabllove nga ambientet e fabrikës “Hekurana” në Shkup në fillim të muajit. Sipas Prokurorisë Themelore Publike, në ditët e para të marsit të këtij viti, ata vodhën lloje të ndryshme kabllosh me vlerë gati 200.000 denarë, në pronësi të një personi juridik nga Kavadari, transmeton Portalb.mk.
Gjatë vjedhjes, ata dëmtuan edhe një kabllo që është pjesë e një instalimi publik elektrik, me vlerë 800.000 denarë. Kur i ngarkuan kabllot në një makinë dhe u përpoqën t’i nxirrnin nga ambientet e fabrikës, ata u zbuluan dhe u privuan nga liria.
“Pas kryerjes së një procedure hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër tre bashkëpunëtorëve të një vepre penale – Vjedhje e rëndë. Me aktakuzën e ngritur, prokurori publik i paraqiti Gjykatës edhe një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të caktuar më parë për njërin nga të pandehurit, ndërsa masat paraprake janë në fuqi për dy të tjerët”, informoi Prokuroria Publike.