Tre ekipet e futbollit u kualifikuan në Ligën e Dytë në futbollin e RMV-së, sot luhen edhe tri ndeshje balotazhi
Në sezonin 2026/2027 në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë edhe Euromilk, Kamjani dhe Kozhufi, transmeton Portalb.mk.
Euromilk GL e mundi Kamenicën, Kozhufi e eliminoi Borecin, ndërsa Kamjani e fitoi Pobedën e Vallandovës.
Sot do toë luhet ndeshja e fundit e balotazhit për kualifikim në Ligën e Dytë. Aty do të përballen Tetksi dhe Vllaznia në Gjorçe Petrov.
Kualifikimin në Ligën e Dytë e ka siguruar edhe Gorno Lisiçe.
Të dielën do të kompletohen ekipet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, pasi prej orës 16:30 do të zhvillohen ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Ligën e Parë. Shkëndija e Haraçinës do të përballet me Pelisterin në stadiumin e Kavadarit, ndërsa AP Brera do të luajë në Manastir kundër Skopjes.