Trajko Sllaveski nga VMRO është zgjedhur guvernator i ri i Bankës Popullore të RMV-së
Kuvendi mbrëmë zgjodhi Trajko Sllaveskin nga VMRO-DPMNE si guvernator të ri të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV) me 68 vota “pro” dhe 16 “kundër”, transmeton Portalb.mk.
Sllaveski, profesor universitar në Fakultetin Ekonomik në Shkup, pason Anita Bezhovska-Angelovska, eksperte pa përkatësi politike, siç kërkohet nga Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pozicionin e guvernatorit.
Ai është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe vjen nga pozicioni i kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ai ishte ministër i Financave në qeverinë e Nikolla Gruevskit.
Me zgjedhjen e Sllaveskit, një nga institucionet më të rëndësishme në vend po partizohet, kritikoi opozita.
Sllaveski është propozim i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Ligji për BPRMV përcakton që zëvendësguvernatori nuk duhet të jetë anëtar i një partie politike.
Në garën për guvernator në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut ishin edhe katër emra tjerë: Zoran Stravrevski, Anita Angellovska – Bezhovska, Maja Kadievska – Bojnoviq dhe Borçe Trenovski.