Toshkovski mori postin e ministrit të MPB-së

Ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme ia dorëzoi shefit të sapoemëruar, Pançe Toshkovskit, i cili u emërua nga VMRO-DPMNE si pjesë e qeverisë teknike, transmeton Portalb.mk..

Në ceremoninë e dorëzimit, ministri Toshkovski falënderoi Spasovskin për angazhimin e deritanishëm në këtë ministri, njoftoi MPB.

“Me mbylljen e këtij kapitulli besoj se po lë një trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për sukseset e ardhshme”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ish-ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Mandati im në Ministrinë e Brendshme ishte një periudhë ndryshimesh intensive, reformash të forta dhe angazhim të palodhur për sigurinë e qytetarëve. Ministria e Punëve të Brendshme ka forcuar kapacitetet e saj për të luftuar krimin, korrupsionin dhe paligjshmërinë. Kemi futur standarde dhe pajisje të reja në operacionet policore, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm efikasitetin dhe transparencën e këtij institucioni. Këto përpjekje kanë rezultuar në shkallë më të lartë të sigurisë dhe besimit nga ana e publikut”, thekson Spasovski.

Mitko Bojmacliev, ish-shefi i kabinetit të Spasovskit, është zëvendësministër shtesë në MPB, i cili theksoi përpjekjet e ekipit për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe forcimin e kapaciteteve të policisë, me qëllim të sigurimit të kursit paqësor të zgjedhjeve.

“Me gatishmërinë dhe profesionalizmin e punonjësve, detyra jonë është të sigurojmë një proces zgjedhor transparent, të drejtë dhe të lirë, në të cilin çdo qytetar do të jetë në gjendje të shprehë lirisht mendimin dhe të drejtën e tij për të zgjedhur. Me këtë rast më lejoni të jem kategorik – pres punë ekskluzivisht sipas ligjit nga punonjësit e MPB-së. Nuk i keni borxh askujt asgjë dhe pres që të mos i nënshtroheni asnjë presioni apo shantazhi”, tha Bojmacliev.

Qeveria teknike në Kuvend u votua dje. Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse kanë ministrat e tyre nuk kanë votuar për zgjedhjen e qeverisë teknike.

Me 65 vota për” dhe 3 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në krye të një Qeverie për herë të parë zgjodhi një shqiptar, përkatësisht Talat Xhaferin. Kjo Qeverido të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në këtë përbërje me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të, Punës dhe Politikës Sociale do të udhëheqin kuadrot e VMRO-DPMNE-së opozitare, e cila nuk e votoi qeverinë. 65 votat, mbështetëse për Xhaferin kryeministër erdhën nga partia e tij amë, BDI, partia pushtetare maqedonase LSDM e cila në vete ka dhe disa parti tjera më të vogla partnere, por edhe nga partia Aleanca për Shqiptarët e cila prej marsit të vitit të kaluar ka hyrë në qeveri. Me një votë, kontribuoi edhe partia e posaformuar Partia Demokratike Evropiane nga i larguari nga Lëvizja Besa, Arianit Hoxha, me deputetin e saj Bastri Bajrami. Ashtu sikur PDE, votoi edhe Skender Rexhepi, deputeti i cili gjithashtu formoi Lëvizjen Populli, pasi u largua nga partia Alternativa. Tre deputetët e vetëm që votuan kundër ishin Pavle Trajanov – lider i Lidhjes Demokratike, i cili deri para ca kohësh ishte partner qeveritar. Atij iu shoqëruan edhe dy deputetët e partisë proruse në vend, Levica, kryetari Dimitar Apasiev dhe kolegu i tij Borisllav Krmov.

Xhaferi në këtë funksion nuk do të ketë kompetenca të plota, por teknike apo kompetenca të cunguara.

Qeveri teknike zakonisht krijohet për të kryer një (një) detyrim specifik, për një periudhë kohore të përcaktuar saktësisht, me fuqi vendimmarrëse rreptësishtë të kufizuara. Kryeministri teknik nuk mund të përdorë “të drejtat” e qeverisë politike – të propozojë ambasadorë, drejtorë të ndërmarrjeve publike nën juridiksionin e qeverisë, anëtarë në borde drejtuese.

Votimi i qeverisë teknike u përcoll me interes të jashtëzakonshëm nga mediat, sidomos shqiptare, përfaqësuesit e të cilëve prej shteteve të rajonit sot qëndrojnë në Shkup, për shkak të peshës historike që Xhaferi i cili dikur mbante petkun e UÇK-së së shpallur terroriste nga shteti, sot të ulet në karrigen e kryeministrit.