Tetovë, 26 shoferë u sanksionuan për vozitje nën ndikim të alkoolit

Gjatë natës në mes 5 – 6 gushtit, në periudhën nga ora 22:00 – 04:00 pjesëtarët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) – Tetovë kanë sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, transmeton Portalb.mk.

Policia njoftoi se të njëjtët menjëherë janë përjashtuar nga qarkullimi.

“Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe 14 shkelje të tjera (TE-8 dhe GV-6).Për të gjithë vozitësit-shkelësit kanë qenë të përgatitur dhe parashtresat e parapara me ligj, ndërsa ngasësit më të shpejtë që kanë tejkaluar shpejtësinë dhe ata që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit do të përballen me masë mbrojtëse ndalim të drejtimit të automjetit brenda 3 deri në 12 muaj në varësi të sasisë. e kufirit të shpejtësisë ose nivelit të alkoolit në gjak”, informoi SPB Tetovë.

Policia gjithashtu informoi se dje janë sanksionuar 95 shkelje të shpejtësisë në komunikacion.

Nga Policia apeluan për respektim të rregullave dhe rregulloreve ligjore në komunikacion në mënyrë që të shmangen pasojat.