Tërmeti i ndjerë në Shkup dhe zonën përreth, me epiqendër në Kosovë

Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se mbrëmë është ndjerë tërmet në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi, transmeton Portalb.mk. 

Nga atje thonë se tërmeti është regjistruar në ora 22:43 dhe ka pasur epiqendrën në Kosovë, 39 kilometra në verilindje të Shkupit, me magnitudë prej 2.6 të shkallës së Rihterit. 

“Sipas informacioneve të deritashme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinën e afërt me intensitet prej 3 shkallë sipas shkallës makrosizmike europiane”, thuhet në njoftim.