Tërmeti i goditi dy qytetet e Maqedonisë së Veriut

Tërmeti me fuqi prej 3 shkallëve, e ka goditur rajonin e Strumicës dhe Vallandovës, njoftuan nga Opservatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik, në stacionet sizmologjike të instaluara nëpër vendin tonë, sot në ora 13:35 kanë regjistruar termet me epiqendër në territorin e Vallandovës, 123 kilometra në juglindje nga Shkupi, me magnitude lokale të Rihterit ML2.9”, njoftuan nga Opservatori sizmologjik.

Opservatori njoftoi se tërmeti është ndjerë në Valandovë, Strumicë dhe rrethin e afër me intensitet prej 3 shkallë, sipas shkallës makrosizmik evropiane.