Gashi: Me shumë mundësi zgjedhjet lokale do t’i shpallim në gjysmën e parë të gushtit
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencë me gazetarë njoftoi se zgjedhjet lokale do të shpallen brenda afateve të planifikuara dhe se është e mundur që të jenë në gjysmën e parë të gushtit, transmeton Portalb.mk.
“Ato mund të shpallen më 8 gusht. Gjithçka do të jetë brenda afateve. Kodi Zgjedhor ka dy dispozita nga të cilat udhëhiqemi. E para është se dispozita nuk duhet të jetë më shumë se 90 ose më pak se 70 ditë. Pika e dytë orientuese është Ligji për Vetëqeverisjen Vendore, i cili thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. Brenda këtyre dy periudhave, ne do t’i shpallim zgjedhjet. Me shumë mundësi në gjysmën e parë të gushtit”, tha Gashi.
Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që janë në procedurë parlamentare, kryetari theksoi se po pret një përgjigje nga grupet parlamentare për ta informuar se janë dakorduar në mënyrë që ligji të hyjë në procedurë.
“Nuk kemi asnjë njoftim për Kodin Zgjedhor. Po zhvillohen diskutime midis grupeve parlamentare, por unë nuk jam në dijeni të kësaj. Po pres një shenjë nga grupet parlamentare se janë dakordësuar dhe se Kodi Zgjedhor mund të hyjë në procedurë”, tha kryeparlamentari.
Aktualisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor ndodhen në lexim të dytë në Kuvendin e RMV-së. Propozues është Partia Liberal Demokrate. Kryetarja e kësaj partie, Monika Zajkova, për Portalb-in tha shkurt se kanë kërkuar interpretim autentik të propozim-ligjit.