Tërmet me magnitudë 2.3 ballë në afërsi të Shkupit

Një tërmet me magnitudë 2.3 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në vend mëngjesin e sotëm në orën 03:24, njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC), transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ka qenë 20 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Republikën e Kosovës.

Tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e Shkupit, me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane.