Tërmet me magnitudë 2.2 ballë u ndje në Tetovë dhe zonën përreth

Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Tetovë dhe zonën përreth herët këtë mëngjes, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), transmeton Portalb.mk.

Tërmeti ndodhi këtë mëngjes në orën 5:21 të mëngjesit dhe ndodhej rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovës, në një thellësi prej pesë kilometrash.

Sipas sizmologëve, është tërmet i dobët, i cili u ndje më shumë nga qytetarët e vendosur në afërsi të epiqendrës.