Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, janë qëlluar pesë persona
Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në Suedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë, raporton The Guardian.
Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 (me orën lokale) në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha se situata ishte “shumë serioze”.
“Qeveria suedeze mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet”, theksoi ai.
Mediat suedeze raportojnë se spitali lokal po rrit operacionet e tij urgjente në pritje të përballjes me njerëzit e prekur nga sulmi