Të mërkurën KF Shkëndija do të luftojë për të kaluar testin e dytë për në Ligën e Kampionëve
Pas ndeshjes së parë në Shkup, ku KF Shkëndija fitoi me rezultat 1:0, ekipi nga Tetova do të mundohet në Rumani të kalon edhe këtë fazë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja do të luhet më 30 korrik, duke filluar nga ora 19:30 në National Arena, Bukuresh.
Një barazim me Steaun e Bukureshtit, do t’i siguronte Shkëndijës një kualifikim në fazën e tretë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Në fazën e tretë të kualifikimeve, Shkëndijën e pret ekipi më i mirë i ndeshjes Shelbourn – Karabag.
Në rast eliminimit nga faza e dytë e Ligës së kampionëve, Shkëndija do të vazhdojë garat evropiane në fazën e tretë të kualifikimeve për Europa League. Aty do të ndeshet me humbësin e ndeshjes Drita – Kopenhagen.