Të hënën do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e Maqedonisë së Veriut në Shkup

Biletat për dy ndeshjet e Maqedonisë së Veriut do të shiten prej të hënës. Ndeshjet do të luhen në Shkup, në Arena “Todor Proeski”, transmeton Portalb.mk.

“Të hënën më 11 nëntor fillon shitja e biletave për ndeshjet Maqedoni – Letoni (14 nëntor 20:45) dhe Maqedoni – Ishujt Faroe (17 nëntor 15:00) në Arenën “Todor Proeski” në Shkup”, raportoi FFM-ja.

Shitja e biletave do të realizohet përmes rrjetit MKTickets, ndërsa çmimi i tyre do të jetë nga 200 deri 400 denarë. Në tribunën veriore dhe jugore biletat do të jenë 400 denarë, ndërsa tribuna perëndimore dhe lindore do të jetë 200 denarë.

Maqedonia e Veriut më 14 nëntor, duke filluar prej orës 20:45 do të përballet me Letoninë, ndërsa më 17 nëntor kundër Ishujve Faroe, duke filluar prej orës 15:00.

Pikat e biletave ku do të shiten biletat: Shkup (Literatura MK – East Gate Mall, LiteraturaMK – Skopje City Mall, LiteraturaMK – Rruga Makedonija, Literatura MK – Diamond Mall, LiteraturaMK – TC Bunjakovec, Agjencia turistike – JK Travel TC Biser, Pompa e benzinës – Makpetrol Vlae, Pompa e benzinës Makpetrol Kozle, Pompa e benzinës Makpetrol Ilindenska), Tetovë (TOBACCO MONACO – rr. Ilindenska 176, GRAND TOBACCO – Ul. 29 nëntor, nr.107, lokacioni nr), Gostivar (Tobacco Vona – rr. Zhivko Brajkovski 15), Prilep (T.A. BRAN – Pere Toshev 75), Manastir (LiteraturaMK – Shirok Sokak 40, TOBACCO BROTHERS – Shirok Sokak), Kumanovë (Tobacco Agora TC Garrison TC. Garnizoni), Veles (UNISON – Blagoj Gjorev 9), Strumicë (LITERATURA.MK – Blagoj Jankov Muçeto nr. 4, TA SAFARI – rr. Blagoj Jankov Muçeto nr. 2) dhe Shtip (City Point Tobacco 1 Kiril dhe Metodij nr. 20).

Ndryshe, Federata e Futbollit të Maqedonisë më 6 nëntor ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të luhen në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Maqedonia e Veriut në grupin e tij në Ligën e Kombeve gjendet në vendin e parë me 10 pikë të fituara.