“Të dënuar për të vërtetën”, ShGM dhe SPGPM protestuan për vendimin skandaloz ndaj gazetarëve të IRL-së
“Të dënuar për të vërtetën”, “Nuk po prezantohem rrejshëm, dua të publikoj diçka me rëndësi”, “Journalism is printing what somebody doesn’t want printed”, “Puna jonë është për publikun, jo për kolegët”, janë këto disa nga sloganet e përdorura në protestën e ShGM-së dhe SPGPM-së që u mbajt para Gjykatës Civile në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Biljana Nasteska Kalanoska nga ZNM, në protestë tha se do të dërgojnë kërkesë tek gjyqtarët nga gjykatat civile dhe të apelit për mirëkuptim dhe seriozitet më të madh, vigjilencë në procedurat dhe paditë kundër gazetarëve dhe mediave në vend.
“Kërkojmë me shumë seriozitet të merren parasysh vendimet e Këshillit për Etikë në Media të Maqedoni, si dhe vendimit e Këshillit të Nderit në drejtim të besueshmërisë dhe integritetit të gazetarëve dhe punëtorëve në media në vend”, tha Nasteska Kallanoska.
Gazetari, Goran Temenugov tha se gazetaria hulumtuese ka rëndësi të madhe për publikun për shkak se me ato hulumtime mbrohet populli.
“Problemi është se dikush kërkon të na definojë, të ligjësojë kush mund dhe kush nuk mund të jetë gazetar. Gazetarët e pavarur janë thelbi i hulumtimit dhe gazetarisë ku mbulojmë tema që janë shumë të rëndësishme për publikun dhe me të cilat mbrojmë qytetarët. Ne gazetarët e lirë, “freelancer-at” që financohemi anash dhe jo nga reklamat, jemi pikërisht në anën e interesit publik, në anën e qytetarëve, tha gazetari Goran Temenugov.
Sead Rizanoviç, gazetar i TV24 tha se nëse gazetarëve u ndalohet të tregojnë të vërtetën atëherë popullit i ndalohet kjo e drejtë.
“Qytetarëve u ndalohet të ngritin zërin e tyre dhe ta tregojnë të vërtetën. Prandaj dua t’u them, askush deri tani nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë. Vetëm do të na bëjnë të jemi më të fuqishëm dhe të vimë këtu ta japim mesazhin tonë dhe dua të ju them se nuk do të ndalim dhe nuk do të heshtim, tha Sead Rizanoviç nga TV24.
“Ne flasim në emër të qytetarëve, në emër të njerëzve. Ne jemi zëri i popullit, kur ne folim, flasin qytetarët. Kur duan të na ndalojnë neve, i ndalojnë qytetarët”, shtoi Rizanoviç.
“Të ngremë zërin kundër praktikës gjyqësore të sjellur me vendimin ndaj Laboratorit të Gazetarëve Investigativ, me të cilin gjykata i ngarkoi vetes rolin e përcaktimit se kush mund dhe kush nuk mund të jetë gazetar. Gjykata nuk ka të drejtë të përcaktojë se cilat media online dhe organizata të shoqërisë civile lejohen të angazhohen në gazetari. Deklaratat për shtyp janë planifikuar për në orën 11:30. Vend grumbullimi i protestës është platoja përballë Qendrës Kulturore Rinore në orën 10:40, prej nga do të drejtohemi drejt Gjykatës Civile”, thuhej në njoftimin e ShGM-së.
Në seancën gjyqësore të 10 nëntorit, në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, para të pranishmëve në sallën e gjyqit, gjykatësja Jovanka Spirovska Paneva e shpalli aktgjykimin lidhur me padinë për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje nga Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë e RMV-së. Padia ishte kundër Laboratorit të Reporterëve Hulumtues (IRL) dhe kryeredaktores Sashka Cvetkovska.
“Vendimi ishte skandaloz dhe gjyqtarja që në një kohë e mbronte Sasho Mijalkovin tani është kthyer në mbrojtje të Koço Angjushevit. Siç shpjegoi edhe vetë aktgjykimi: e drejta private, e drejta e biznesit dhe interesi privat ishin më të forta se liria e fjalës. Kaq mund të thuhet për këtë vendim skandaloz. Kjo gjyqtare e humbi aktgjykimin e parë ndaj Mijallkovit në Strasburg, kolegët e ‘Fokusit’ e fituan rastin dhe ne do të kemi të njëjtën procedurë”, tha Cvetkovska.
Gjyqtarja Jovanka Spirovska Paneva, e cila vendosi në rastin “Feroinvest kundër IRL”, kontestoi statusin e gazetarëve në IRL në arsyetimin e aktgjykimit dhe pretendon se IRL nuk është media, gjegjësisht IRL nuk është shoqatë për raporte gazetareske.
“IRL nuk ka as statusin e medias, si mjet për informimin e publikut sipas Ligjit për media, ndërsa anëtarët e saj nuk kanë statusin e gazetarit dhe as që mund të bëjnë për informim të publikut. Emisionet gazetareske, paraqiten si gazetarë apo merren me zhanrin e gazetarisë investigative dhe të gjitha këto ta publikojnë përmes mjeteve të informimit publik”.
SHGM, SPGPM dhe KEMM konsiderojnë se aktgjykimi paraqet një disfatë, e cila e vendos interesin privat të një biznesmeni të fuqishëm para interesit publik dhe interesit të qytetarëve dhe nuk u mor parasysh parimi i një pragu më të lartë të tolerancës ndaj kritikave që duhet të ekzistojë tek personat pubik, veçanërisht ata që mbanin poste të larta publike.
Për këtë rast, si Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG) poashtu edhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (FNG) kanë pasur një reagim për transparencën, por edhe për vetë vendimin. Shoqatat e gazetarëve do të vazhdojnë të monitorojnë gjithë procesin deri në përfundimin e tij.
“Prandaj i kërkojmë publikut të qëndrojë i përmbajtur, të mos përdorë komente fyese dhe shpifëse, sepse rezultati do të pasojë me shfrytëzimin e të gjitha mjeteve juridike”, përfunduan shoqatat gazetareske.