Fotografia e tualetit të shkatërruar në konviktin “Zdravko Cvetkovski” është e vjetër

Fotografia nga konvikti i studentëve “Zdravko Cvetkovski” në Shkup që shpërndahet në rrjetet sociale ku shihet një tualet i shkatërruar është e vjetër. Kështu kanë deklaruar për Meta.mk studentët e vendosur në këtë internet si dhe drejtori i konviktit Zoran Arsovski, transmeton Portalb.mk.

Organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve (ODANS) dje në mëngjes në Instagram ka postuar një foto të një tualeti. Në përshkrimin e fotos thuhet se është foto e realizuar në internatin e shkollës së mesme të njohur gjerësisht si GUC.

“Dukesh e njohur? Kjo është përditshmëria e nxënësve të shkollave të mesme në shkollën e mesme GUC. I vetmi tualet me ujë të nxehtë duket kështu… Në mënyrë të qartë dhe me zë të lartë apelojmë tek institucionet kompetente që ta zgjidhin këtë problem dhe të mos lejojnë të përsëritet. Ftojmë edhe mediat që t’i kushtojnë vëmendje rastit. Për çfarë standardi të shkollës së mesme dhe studentore po flasim kur konviktet tona duken kështu?”, thuhet në postimin e organizatës ODANS.

Sipas tyre, fotografia u ka mbërritur nga një nxënëse e vendosur në këtë konvikt, edhe pse në postim nuk thuhet se kur është realizuar.

Meta.mk dje pasdite e ka vizituar këtë konvikt studentor për të konstatuar nëse vërtet është gjendja e tualetit në “Zdravko Cvetkovski” si ajo në foto, por edhe për të biseduar me studentët që qëndrojnë në konvikt dhe drejtorin e tij.

Teksa prisnim drejtorin, biseduam me disa qiraxhinj që kaluan pranë hyrjes, të cilëve u treguam edhe foton. Të gjithë studentët që ndaluam thanë se ishte një foto e vjetër dhe se problemet në tualet tani janë rregulluar.

“Kështu ka qenë në fillim në shtator, fotoja është e vjetër. Tani është rregulluar”, na tha një nga studentët që banon pranë shtëpisë.

Drejtori i konviktit studentor “Zdravko Cvetkovski”, Zoran Arsovski, pohon se fotografia është e vërtetë, por jo tani.

Profilet e aluminit kanë rënë disa ditë më parë, por, sipas tij, nuk kanë shkaktuar aq dëme sa ajo e paraqitur në foto. Arsovski na çoi në tualet, ku shihej se ishte rregulluar defekti dhe tualeti punonte.

“Kjo ka ndodhur dhe ndoshta në të ardhmen do të përsëritet duke qenë se objekti është i vjetër. E rëndësishme është që këto defekte të riparohen menjëherë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Sa herë që paraqitet ndonjë problem, ne e rregullojmë atë”, thotë Arsovski.

Nuk është hera e parë që bie tavani në internat

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që shtyllat e aluminit në tualetet e këtij konvikti studentor bien. Një kërkim i vogël në internet tregon një foto të ngjashme nga marsi 2020, kur një pjesë e tavanit të varur në të njëjtin tualet u shemb.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në shtator të këtij viti, por edhe në javën e kaluar, gjatë së cilës nuk janë shkaktuar dëme të mëdha, si dhe asnjë nxënës i lënduar.

Arsovski thotë se defekte të tilla ndodhin për shkak se është objekt i ndërtuar në vitin 1972, në të cilin për një kohë nuk janë bërë investime të mëdha për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Ai mohon që kjo foto të jetë përditshmëri në konvikkt, siç thuhet në postimin në Instagram.

“Ka pasur prishje, por ato definitivisht nuk ndodhin shpesh dhe nuk janë aspak të përditshme”, thotë ai.

Drejtori mohon edhe pjesën e njoftimit të organizatës ODANS në të cilën thuhet se tualeti në foto është i vetmi me ujë të ngrohtë. Siç informoi Arsovski, rrjedhja e ujit të ngrohtë është mundësuar në tualetet në të katër katet e konviktit.

Në “Zdravko Cvetkovski” këtë vit janë pranuar mbi 300 nxënës dhe disa studentë. Qiramarrësit janë të përjashtuar nga pagesa e tarifës së qëndrimit, kurse konvikti financohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).