Të dënuar për sulm ndaj një ndërtese qeveritare, Irani ekzekutoi dy persona
Irani ka ekzekutuar dy persona të dënuar për lidhje me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, transmeton Euronews.
Sipas tyre ata gjithashtu ishin të përfshirë në sulme të shumëfishta, duke përfshirë edhe qitje me armë në një ndërtesë qeveritare.
Të hënën, dy burra të tjerë të lidhur me të njëjtin grup opozitar u ekzekutuan.
Pak ditë më parë Irani ka ekzekutuar edhe tre persona të tjerë të cilët ishin të dënuar për vrasjen e oficerëve të policisë dhe kryerjen e operacioneve në favor të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit gjatë trazirave në fillim të këtij viti në vend.