Të burgosurit, sidomos gratë përjetojnë golgotë në burgjet e Maqedonisë së Veriut

Burgjet në Maqedoninë e Veriut janë në gjendje të mjerueshme, të mbingarkuar, pa kushte elementare si dhe me mungesë të reparteve të hapura për gratë. I vetmi repart për të dënuarat gra është ai në Idrizovë. Ky repart është i tipit të mbyllur, që i vendos gratë në pozitë më pak të favorshme krahasuar me të dënuarit meshkuj, të cilët mund të vuajnë dënimin në burgje gjysmë të hapura dhe të hapura. Prandaj, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, Komisioni për Mbrojtje nga Diskiminimi (KPMD) miratoi një rekomandim të përgjithshëm për Drejtorinë e ekzekutimit të sanksioneve, së bashku me autoritetet e tjera përkatëse, për të përgatitur një plan veprimi me aktivitetet dhe burimet e buxhetimit për përshtatjen, rindërtimin ose ndërtimin e institucioneve gjysmë të hapura dhe të hapura për të dënuarat femra, transmeton Portalb.mk.

Në fillim të vitit, Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve ka deklaruar masat dhe aktivitetet për themelimin, zhvillimin dhe promovimin e shërbimit sprovues. Drejtoria ka njoftuar se ka krijuar një shërbim funksional sprovues në vend, me gjithsej 11 zyrat sprovuese funksionale, për zonat e gjykatave të shkallës së parë në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Manastir, Shtip, Veles, Strumicë, Ohër, Prilep, Kavadar dhe Gjevgjeli dhe gjithsej 33 zyrtarë sprovues të punësuar në departamentin sprovues. Të dhënat e tyre tregojnë se numri i lëndëve rritet çdo vit, ku numri i rasteve të provës në vitin 2019 ishte 165. Në vitin 2020 ishin 276 lëndë me kusht. Në vitin 2021 ishin 451, ndërsa në vitin 2022 ishin 475.

Për të përmirësuar më tej shërbimin e provës në vend, Drejtoria shpalli bashkëpunime me institucione të ndryshme shtetërore dhe disa ndryshime ligjesh.Më 23 dhe 24 shkurt, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve organizoi trajnime për mentorimin e pjesëtarëve të policisë së burgjeve në Qendrën për Trajnim dhe Edukim. Qëllimi i trajnimit ishte edukimi i një grupi të përzgjedhur pjesëtarësh të policisë së burgjeve në procesin e mentorimit gjatë punës së provës, e cila kryhet nëpërmjet trajnimit bazë dhe punës me një mentor.

“Në përputhje me kompetencat e saj ligjore, KPMD miratoi një Rekomandim të Përgjithshëm për Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve, së bashku me autoritetet e tjera përkatëse, për të përgatitur një plan veprimi me aktivitetet dhe burimet e buxhetimit për përshtatjen, rindërtimin ose ndërtimin e institucioneve gjysmë të hapura dhe të hapura për të dënuarat femra. Ky plan veprimi është i domosdoshëm sepse të dënuarat femra nga i gjithë territori i vendit dërgohen në vuajtje të dënimit me burg ekskluzivisht në Idrizovë, pasi është i vetmi institucion penal në vend ku ka një repart të veçantë për gratë. Njëkohësisht, ky është një institucion i tipit të mbyllur, i cili e çoi KPMD në përfundimin se të dënuarat femra vihen në një pozitë më pak të favorshme krahasuar me të dënuarit meshkuj, të cilët mund të vuajnë dënimin me burg në institucione të tjera penale gjysmë të hapura dhe të hapura”, thuhet në raportin e EPI-t.

Burgu në Maqedoni, foto nga Komiteti i Helskinkit

KPMD gjithashtu ka lëshuar një mendim dhe një rekomandim tjetër të përgjithshëm për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për diskriminim të kryer ndaj fëmijëve që kryejnë masë edukative-korrektuese në Institucionin Korrektues Tetovë. Konkretisht, KPMD theksoi diskriminim të vazhdueshëm të drejtpërdrejtë nga MASh në lidhje me mungesën e aksesit të objektit në arsimin e detyrueshëm. Rekomandimi i përgjithshëm i kërkon MASH-it të bashkëpunojë me Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve për të siguruar akses sistematik, të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm në arsimin e detyrueshëm për të gjithë të dënuarit ose fëmijët gjatë ekzekutimit të dënimit me burg ose masës korrektuese.

Burgjet në RMV në disa raste kanë dëshmar të jenë terene të poa siguruara sip duhet për mos-arratisjen e të burgosurve. Për këtë dëshmojnë disa raste. Më 12 janar 2023, një i dënuar i dërguar në qendrën emergjente për lëndim ka arritur të arratiset gjatë rrugës për kthim në Idzirovë duke plagosur policin e burgut i cili drejtonte veturën e burgut.

Ministria e drejtësisë njoftoi se Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve do të inspektojë INP Idrizovë dhe do të ndërmerr masat e duhura për të gjitha parregullsitë e konstatuara për të përcaktuar se pse nuk është ofruar ndihma policore për përcjelljen e të dënuarit në spital. Drejtori i burgut konfirmoi se hetimi për rastin është duke u zhvilluar lidhur me lëshimet e bëra për të mundësuar arratisjen dhe për të përcaktuar përgjegjësinë për arratisjet nga burgu në përgjithësi, siç informoi Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve gjatë vitit 2022 ka pasur gjithsej 256 arratisje nga institucionet penale. Menjëherë pas incidentit, Qeveria shkarkoi drejtorin e Drejtorisë dhe emëroi një ushtrues detyre, në pritje të zgjedhjes së një tjetri. PThP dyshonte se komandanti i sigurimit të jashtëm dhe tre policë të burgut të punësuar në INP Idrizovë kishin kryer veprën penale të lirimit të kundërligjshëm të personit të privuar nga liria nga neni 373 i Kodit Penal, kështu që për tre nga të dyshuarit PThP ka kërkuar paraburgim dhe të dyshuarit të katërt i është konfiskuar pasaporta.

Edhe më 20 maj një i burgosur u arratis nga burgu i Idrizovës, ndërsa menjëherë sapo ka dalë nga burgu ka grabitur një bastore me armë në Shkup. Arratisja e tij nuk ka zgjatur shumi pasi është vënë menjëherë në pranga nga policia, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ishte ndihmuar nga një zyrtar i policisë së burgjeve, kur më datë 20.05.2023, derisa ishte në turn, e ka liruar të dënuarin me burgim deri në vitin 2027 për vepra të kryera penale nga neni 237 paragrafi 1 dhe neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal, i cili kishte trajtim me burg të kategorisë B2. I dënuari, duke përfituar nga besimi i zyrtarit, i ka kërkuar kartelën magnetike zyrtare për të hapur derën e sigurisë së Repartit të hapur, me arsyetimin se do të shkonte në një pjesë tjetër të repartit ku ishte i angazhuar me punë paraprakisht. Pasi i dënuari ka hapur derën e sigurisë, ia ka kthyer kartelën pronarit dhe më pas është larguar në drejtim të “portës së gjelbër”. Pak më vonë gjatë verifikimit të numrit u konstatua se i dënuari ishte zhdukur, gjegjësisht ishte arratisur nga burgu.

Më 20 shkurt, në kuadër të një bashkëpunimi ndërinstitucional, është kryer një aksion i koordinuar policor në IEVP Idrizovë në formë kontrolli me qëllim gjetjen e sendeve të ndaluara tek të dënuarit që janë në burg, i cili ka rezultuar në konfiskimin e këtyre sendeve: para në dorë në shumën më të madhe se shuma e lejuar me ligj që mund të posedojnë personat e dënuar, një tabletë, 11 celularë, disa pajisje për celularë, disa sende të mprehta dhe një lëndë pluhuri.  Më 21 mars, policia e burgut në IEVP Idrizovë kreu një operacion të madh gjatë të cilit zbuloi një tunel nëntokësor rreth 60 metra të gjatë. MD ka lëshuar një deklaratë ku sqaron se tuneli është zbuluar pas indikacioneve për sjellje të dyshimta nga të dënuarit në burg dhe po hetohet për të gjitha rrethanat. Në të njëjtën kohë është shkarkuar edhe drejtori i IEVP Idrizovë dhe është emëruar ushtrues detyre i ri. Në fund të muajit, në të njëjtin IEVP ka ndodhur një tjetër incident. Të burgosurit janë futur në zyrën e godinës së repartit të mbyllur, ku kishte punonjës dhe njëri prej të burgosurve ka dëmtuar një pjesë të inventarit. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe është duke e hetuar atë.

Situata në rurgje, veçanërisht në “Idrizovë” tash e sa vite është më se shqetësuese dhe nën të gjitha standardet minimale. Gjatë kontrollit në mesin e vitti 2022 është konstatuar se në një hapësirë vendosen edhe nga 16 persona. Në 16 metra katrorë, me 8 shtretër, kishte 16 të dënuar. Në një dhomë tjetër prej 19 metrash katrorë ndodheshin 12 persona. Në pjesën më të madhe të hapësirave kushtet janë të papërshtatshme dhe vendosen më shumë se 9 persona.

Burgu Idrizove shutke burgje burg
Burgu në Maqedoni, foto nga Komiteti i Helskinkit

 

Higjiena është e keqe, ka buburreca, insekte, nuk ka mundësi të ruhet higjiena personale. Kjo ndikon edhe në atmosferën e tensionuar dhe për këtë arsye shpesh ka zënka. Për kushtet materiale shqetësuese është edhe gjendja në burgun e Shutkës, dhoma në gjendje jashtëzakonisht të keqe, të cilat tashmë janë bërë me dije se do të mbyllen. Janë plot lagështi, myk me shtretër e dyshekë të papërshtatshëm, çezma të thyera.

Kështu bëri të ditur Avokati i Popullit Naser Ziberi, i cili prezantoi Raportin-Mekanizmi parandalues ​​kombëtar për vitin 2021, i cili tregon gjendjen në stacionet policore, burgjet dhe institucionet psikiatrike.

“Policia e burgjeve nuk mund të parandalojë as edhe rrahjet, ndërsa Avokati i Popullit ka marrë informacione se zyrtarët janë të përfshirë në praktika korruptive dhe se të burgosurit po paguajnë për t’u transferuar në institucione më të mira”, tha Ziberi, duke shtuar se problem i veçanët është sjellja e papërshtatshme dhe degraduese nga personeli ndaj të burgosurve, ndërsa në tre burgje Avokati i Popullit ka marrë informacione se të burgosurit ishin frikësuar nga keqtrajtimi fizik.

“Në burgun e Shkupit shfrytëzohen hapësira që janë të këqija, ndërsa për të cilat Mekanizmi parandalues ​​nacional theksoi edhe vitin e kaluar se duhet të mbyllen dhe të mos përdoren. Të arrestuarit janë vendosur në hapërsira me myk në mure, ku ka inventar të vjetër, higjienë të ulët, me çezma të thyera. Të paraburgosurit ankohen për aksesin në ujë, gjë e cila nuk është zgjidhur. Të burgosurit e ruajnë ujin në shishe plastike”, shtoi Ziberi.

Fotografi nga burgu në Maqedoni, foto nga Komiteti i Helskinkit
Burgu në Maqedoni, foto nga Komiteti i Helskinkit

 

Vetëm në burgun e Tetovës është përmirësuar infrastruktura. Por edhe atje ka një problem e ai është ecuria e procesit edukativo-arsimor, konsideron Avokati i Popullit.

“Një problem i veçantë është sjellja e papërshtatshme e punonjësve. Në këtë pjesë ka ankesa nga disa institucione ndëshkuese-përmirësuese. Shumë të dënuar kanë frikë t’i bëjnë publike vërejtjet e tyre. Siguria dhe mbrojtja e të paraburgosurve është gjithashtu e ulët, nuk ka mjaft roje burgu dhe mungesat e stafit janë i njëjti problem kudo. Mënyrë çnjerëzore e trajtimit të të dënuarve është edhe përdorimi i rripave të lëkurës, prangave”, shtoi Ziberi.

Rreth 58 përqind e fëmijëve në institucionin korrektues kanë diagnozë psikiatrike, problemi është aq i madh saqë fëmijët ekzaminohen nga institucionet jashtë shtëpisë, në prani të policisë së burgjeve, gjë që kufizon ndjenjën e besimit të këtyre të mbrojturve me një psikiatër. Në institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit është parë se janë ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e infrastrukturës.

“Por fatkeqësisht, për shkak të përdorimit të pakujdesshëm të tyre në burgun e Strumicës dhe në Shtip, hapësirat janë rrënuar. Problem i veçantë është çështja e kushteve në të cilat akomodohen personat, kujdesi shëndetësor, procesi i risocializimit dhe procesi arsimor i të miturve. Mbipopullimi është veçanërisht i theksuar në Idrizovë, Shtip, Prilep, burgun e Shkupit, Manastir, Prilep”, konstatoi Avokati i Popullit.