RMV, është arrestuar një i burgosur i cili në mëngjes u arratis nga Burgu i Idrizovës dhe ka grabitur bastore në Shkup

Mëngjesin e sotëm një i burgosur është arratisur nga burgu i Idrizovës, ndërsa menjëherë sapo ka dalë nga burgu ka grabitur një bastore me armë në Shkup. Arratisja e tij nuk ka zgjatur shumi pasi është vënë menjëherë në pranga nga policia, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

“Sot në ora 09:13 në rrugën ‘Bllagoja Stefkovski’ në rajonin e Gazi Babës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria D.K. nga Kumanova, i cili mëngjesin e sotëm ishte arratisur nga burgu”, thonë nga MPB.

I arrestuari tashmë është i dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa i kishin mbetur edhe tre vjet e tetë muaj burg për të vujatur dënimin. Gjatë arrestimit, policët kanë qëlluar në ajër për t’a paralajmëruar dhe më pas e kanë arrestuar. Atij iu gjetën paratë e vjedhura dhe një pistoletë e kalibrit 9 mm.

Nga MPB-ja potencojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës dhe do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.