Takimi i liderëve: Mickoski është për të biseduar në katër sy me Kovaçevskin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski insiston që takimi eventual i liderëve të jetë në formatin “një me një”. Në intervistë për emisionin 360 Gradë , Mickoski tha se do të ishte mirë që takimi të realizohet në format të tillë, e jo në format të ekipeve, sepse përvoja e mëparshme tregon se në një përbërje kaq të gjerë asnjëherë nuk janë arritur konkluzione, njofton Portalb.

“Takimi në ekipe është më shumë PR, të kalojnë disa orë bisedime në këtë ose atë temë, të dalim para gazetarëve, të japim deklarata dhe, në mënyrë praktike, përveç spektaklit për opinion, asgjë nuk do të thotë ky takim. unë, përkundrazi, konsideroj se në këto momente, të cilët janë esenciale për shtatin, nevojitet që në takimin e ardhshëm të liderëve të dalim me ndonjë konkluzion”, tha Mickoski.

Ai kumtoi se deri në këtë moment nuk ka ftesë zyrtare për takim nga ana e organizatorit, por në qoftë se ekziston insistim në vend që të takimit të liderëve të ketë takim ekipor, atëherë propozimi i Mickoskit është që fillimisht të organizohet takim midis ekipeve, të shihen pozitat, madje pastaj të takohen kryetarët e partive.

Sipas tij, në takimin eventual ekzistojnë dy opsione për të cilat do të bisedohej – njëra është ajo që  e përfaqëson qeverinë e kryeministrit Kovaçevski, gjegjësisht hyrje të procesit për ndryshimet kushtetuese në Kuvend dhe suksesi i tyre eventual, ndërsa opsioni i dytë është që në oqftë se nuk kanë sukses ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh atë që VMRO-DPMNE hapur deklaron se nuk do ta mbështesë këtë proces.

“Si persona përgjgjës në këto momente vendimtare për shtetin që të marrin vendime që do të thonë ardhmëri për Maqedoninë, duhet t’i shqyrtojmë që të dy opsionet dhe të sjellim konkluzion – dihet skenari nëse ka sukses çfarë do të ndodhë, por le të shohim se çfarë do të ndodhë edhe me opsionin e dytë – nëse dështon”, tha Mickoski.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, nga ana tjetër, tha se beson se ka rrugë që qeveria dhe opozita të bien dakord për ndryshimet kushtetuese. Nëse opozita vjen me qëllime të mira, pra me synimin për të gjetur një zgjidhje, thotë ai, mendoj se ka mënyra.

Kreu i LSDM-së dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, të shtunën njoftoi se në dhjetë ditët e ardhshme planifikon ta ftojë në takim të përbashkët kryetarin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Në takim, siç tha kryeministri, potencialisht do të diskutohen dy tema.

E para – tha Kovaçevski – do të jetë në lidhje me marrjen e vendimeve që nevojiten për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në fokus të temës së dytë, siç tha ai, do të jetë harmonizimi i qëndrimeve për marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e vendit.

Të premten (26 maj 2022) Ministria e Drjetësisë njoftoi se grupi punues për ndryshimet kushtetuese miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria sqaroi që propozimi pasi t’i dorëzohet Qeverisë, kjo e fundit duhet të përcjell çështjen në Parlament për miratimin e plotë.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.