Takimi i Këshillit të Evropës përqendrohet tek dëmshpërblimet që Rusia do të duhet t’i paguajë Ukrainës pas luftës
Në Islandë po mbahet takimi i parë prej 18 vitesh në nivel udhëheqësish i Këshillit të Evropës, ku marrin pjesë 46 vende, dhe që shërben si organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut, raporton VOA. Udhëheqësit e vendeve evropiane pritet të miratojnë një sistem që do të përcaktojë me saktësi dëmshpërblimet që Moska do të duhet t’i paguajë Ukrainës për rindërtimin e saj, si dhe për kompensimin e viktimave të shkaktuara gjatë sulmit të saj ushtarak.