Stuhi e fortë dhe reshje të dendura shiu në Tiranë, fluturimet u ndërprenë përkohësisht

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, raporton Euronews.

Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.

Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë pasagjerë që presin fluturimet, ndërsa terminali është mbushur me njerëz.

Siç e paralajmëruan meteorologët, një stuhi e madhe ka përfshirë vendin, me erëra të forta dhe reshje shiu.