Studentët e vitit të parë në Maqedoninë e Veriut deri më 17 shtator do të mund të aplikojnë për konvikte studentore
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut prej sot e deri më 17 shtator do të pranoje aplikime për strehimin e studentëve të vitit të parë në konviktet e vendit, transmeton Portalb.mk.
Aplikimi bëhet përmes formës elektronike në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk.
“Nëse pas publikimit të listës përfundimtare të studentëve që janë pranuar në konviktet, kapaciteti mbetet i paplotësuar në konvikte, pranimi do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, deri më 30 nëntor”, sqaroi Ministria.
Studentët do të mund të aplikojnë vetëm në një konvikt studentor, privat ose shtetëror.