Studentët e Maqedonisë së Veriut në ciklin e dytë dhe të tretë do të mund të aplikojnë për bursa në Ministri

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka hapur mundësinë që studentët e Maqedonisë së Veriut në ciklin e dytë dhe të tretë të aplikojnë për bursa studentore, transmeton Portalb.mk.

“Lartësia e bursës për studimet e ciklit të dytë në vend është 9.000 denarë, për nëntë muaj gjatë vitit akademik në të cilin janë regjistruar studentët. Lartësia e bursës për studimet të ciklit të tretë në vend është 18.000 denarë, për 12 muaj gjatë vitit akademik”, njoftojnë nga Ministria.

Në ciklin e dytë do të ndahen 50 bursa, ndërsa në ciklin e tretë për vitin akademik 2023/24 do të ndahen 15 bursa.

Ministria theksoi që dokumentet e nevojshme nga Konkursi për ciklin e dytë dhe ciklin e tretë do të pranohen deri në plotësimin e numrit.