Studentët e Maqedonisë së Veriut kanë 15 ditë mundësi të aplikojnë për bursa në Ministrinë e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që 15 ditë do të pranon aplikime nga studentët e Maqedonisë së Veriut për të marrë bursa, nëse janë studentë që vijnë nga drejtimet kritike për Armatën, transmeton Portalb.mk.

“Në Konkursin që do të zgjat 15 ditë, që nga dita e sotme, mund të aplikojnë studentët e rregullt nga fushat e theksuara në Konkurs, nga viti i parë deri në vitin e gjashtë të studimeve, të cilët nuk janë shfrytëzues të bursave nga kompanitë, institucionet ose ndërmarrjet tjera”, raportoi Ministria.

Konkursi për bursat e studentëve për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2023/24, planifikon që bursa për studentët e vitit të parë të jetë 30 përqind e rrogës mesatare, ndërsa 80 përqind për studentët e vitit të gjashtë.

“Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë në raport punë në Ministri, së paku sa dyfishi i kohës sa kanë marrë bursa nga Ministria”, sqarojnë nga Ministria.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut në muajin gusht është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 14.2 përqind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Rroga mesatare mujore neto në gusht ishte 36 390 denarë.