Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të vazhdojnë bursat deri më 30 tetor
Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 30 tetor do të pranojë aplikime për bursa studentore nga studentët e Maqedonisë së Veriut të cilët deri më tani kanë marrë bursa, transmeton Portalb.mk.
“Njoftohen të gjithë përfituesit e së drejtës për bursë studentore të fituar në ndonjë nga vitet akademike të kaluara, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e saj, se afati për aplikim fillon më 01.10.2025 dhe zgjat deri më 30.10.2025”, njoftoi Ministria.
Studentët do të mund të aplikojnë përmes formës elektronike KËTU. Ata duhet të plotësojnë kushtet për aplikim, si dhënia e 80 përqind të provimeve, ruajtja e mesatares së studimeve dhe kushtet tjera të parapara me konkurs.