Me përfundimin e iniciativës ndërkombëtare trevjeçare për të monitoruar lëvizjen e Mikropllakës së Adriatikut, në fillim të vitit 2026, vendi do të mbetet pa një rrjet prej 13 stacionesh sizmologjike, raporton Telma.
Këtë e deklaroi për MIA-n drejtuesja e Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Natyrës dhe Matematikës, Prof. Dr. Katerina Drogreska. Sipas saj, nga viti i ardhshëm do të mbetemi pa asnjë stacion sizmologjik dhe pajisje të përshtatshme për monitorimin e aktivitetit sizmik.
“Teknologjia po ecën përpara, bota po ecën përpara, ne po përpiqemi t’i monitorojmë ato, por po arrijmë në një situatë ku nuk mundemi. Tani, patjetër që na duhet ndihmë”, thotë Drogreska
Mosmonitorimi i aktivitetit sizmik mund të shkaktojë një situatë të pakëndshme në vend për sa i përket ndërtesave dhe rreziqeve për sigurinë e qytetarëve, thekson drejtuesja e Observatorit, një institucion i themeluar në vitin 1957 dhe i vendosur në shpatet e Vodnos.