Spotify lëshoi deklarata të ashpra në drejtim të Apple

Spotify tha se plani i ri i Apple nën rregulloren e re Evropiane, Akti i Tregjeve Digjitale, është një farsë e vërtetë, raporton PCW. Nga fillimi i muajit Mars, zhvilluesit do të mund të ofrojnë dyqane alternative aplikacionesh në iPhone dhe ti shmangen sistemit të pagesave të Apple, e cila tarifon 30 përqind komision, sipas rregullave të reja të Unionit.

Megjithatë zhvilluesit ende duhet të paguajnë tarifë e cila është 50 cent për përdorues në vit.

“Që nga fillimi Apple është shprehur qartësisht kundër DMA. Kështu ato formuluan një mënyrë alternative,” tha gjiganti i streaming.

Spotify tha se do të detyrohet të paguajë 17 përqind komision nëse qëndron në App Store dhe ofron sistemin e saj të pagesave.

“Çdo zhvillues duhet të zgjedhë të qëndrojë brenda kushteve që janë në fuqi sot. Nën kushtet e reja, më shumë se 99 përqind e zhvilluesve do të paguanin njëlloj ose më pak,” tha Apple.

Kompania përballet me veprime të ashpra nëse ndryshimet e reja nuk janë në përputhje me DMA tha shefi i industrisë së Bashkimit Europian.