RMV, u publikua lista e shkollave që kanë fituar projekte në fushën e integrimit dhe tolerancës

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar listën e shkollave të mesme dhe fillore që kanë arritur të fitojnë në Konkursin për ndarjen e mjeteve për realizmin e aktiviteteve që kontribuojnë për zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës në shkolla, transmeton Portalb.mk.

“ Qëllimi kryesor i këtyre granteve është promovimi i praktikave të mira të aktiviteteve për mes të cilave kultivohen marrëdhënie  harmonike e që  bazohen në respektimin e dallimeve, ndërtimin e  një shoqëri multikulturore dhe multietnike me çka mundësohet ngritje e institucioneve edukativo arsimore të suksesshme bashkëkohore dhe efektive të cilat promovojnë vlera multikulturore dhe multietnike, qasje të individualizuar ndaj nxënësve, klimë pozitive emocionale dhe komunikim konstruktiv shumëkahësh në ambient shkollor të këndshëm dhe nxitës”, sqarojnë nga Ministria.

Në kategorinë e shkollave fillore janë pranuar 44 projekte, ashtu që 12 projekte janë me një bartës projekti, ndërsa tjerat janë në partneritet. Te shkollat e mesme janë pranuar vetëm 25 projekt, të gjitha vetëm me një bartës projekti.

Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 1 dhjetor ka pranuar aplikime nga shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut për të fituar mbështetje financiare deri 30 mijë denarë për realizimin e projekteve multietnike.