Spec djegës me një mesazh të fortë: “Ha djegës, mos fol me fjalë djegëse”, kundër gjuhës së urrejtjes
Një ndërhyrje e re artistike kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për luftën kundër gjuhës së urrejtjes u instalua sot në bulevardin “Arradhat Partizane”, në Shkup. Skulptura realiste e një speci djegës dhe me mesazhin “Ha djegës, mos fol fjalë djegëse”, përcjell idenë e komunikimit të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në një mënyrë artistike dhe humoristike, shkruan Portalb.mk.
Frymëzimi për këtë veprim vjen nga përvoja e përditshme, ashtu siç jemi të kujdesshëm kur konsumojmë ushqim djegës që të mos “digjemi” vetë, duhet të jemi të kujdesshëm edhe kur flasim ose shkruajmë që të mos lëndojmë të tjerët me fjalë që mund të “djegin”. Përmes këtij simbolizmi, ndërhyrja inkurajon reflektimin mbi pasojat e gjuhës së urrejtjes, veçanërisht në hapësirën publike dhe digjitale.
Duke përdorur fuqinë e artit dhe skulpturës në hapësirën publike, ndërhyrja në mënyrën e vet promovon një proverb popullor bashkëkohor, “Ha djegës, mos fol me fjalë djegëse”. Ky mesazh i thjeshtë, por i fuqishëm, u kujton qytetarëve nevojën për komunikim të përgjegjshëm dhe përmbajtje nga gjuha fyese dhe e urrejtjes, madje edhe në momente zemërimi ose revolte.
Duke e vendosur skulpturën në një hapësirë publike të frekuentuar, qëllimi është të tërheqë vëmendjen e qytetarëve dhe të hapë hapësirë për dialog rreth kulturës së komunikimit dhe respektit të ndërsjellë.
Kjo vepër artistike u realizua nga Qendra për Arte Bashkëkohore – Shkup, në kuadër të projektit “Rrjeti për Diversitet 2.0 – Agjenda e Re”, të zbatuar nga Shoqata për Avancimin e Praktikave Gazetareske “Media Inovative – Shkup”.
Aksione tjera guerile nga kjo shoqatë:
- LEXO: „Shtyp“ një zgjedhje ndryshe nga gjuha e urrejtjes, ndërhyrje artistike në Shkup në formën e një tastiere të madhe
- LEXO: Një shaka e keqe “e pafajshme” sjell deri në urrejtje, njihuni me ‘Piramidën e Dhunës’ në Shkup
- LEXO: Qytetarët të peshojnë fjalët, liria e shprehjes të mos keqpërdoret për të shpërndarë gjuhë të urrejtjes (VIDEO)
- LEXO: Aksion “Çaj kundër gjuhës së urrejtjes” në Shkup: Përgjigjja më e fortë ndaj urrejtjes është të ndalemi, të heshtim dhe të mendojmë
- LEXO: Qytetarët u panë në pasqyrë dhe u ballafaquan me gjuhën e urrejtjes, intervenim artistik publik në Shkup
- LEXO: “Fike gjuhën e urrejtjes” në Shkup: Një instalacion gueril me mesazh të fuqishëm (VIDEO)
- LEXO: Po merr përmasa alarmante në RMV, “Stop gjuhës së urrejtjes” është aksioni më i ri artistik në Shkup (FOTO)
- LEXO: Pengesa simbolike në Shkup: Arti që sfidon gjuhën e urrejtjes në hapësirën publike
- LEXO: “Shigjetat Helmuese” në Shkup bëjnë të dukshme plagët e padukshme të gjuhës së urrejtjes