Spasovski: Zgjidhja e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësisë vendimtare për rajonin

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski vlerëson se, rezultati pozitiv në raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë ndikim vendimtar ndaj gjithë rajonit, transmton Portalb.mk.

Spasovski tha për median serbe “Poliitika” se, marrëveshja për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beograditë, aneksi i së cilës u dakordua në Ohër, është vlerësuar si arritje shumë e madhe me kontribut rajonal.

“Konfliktet dhe lufërat e shumta kanë zmbrapsur zhvillimin e rajonit dhe shteteve tona. Është e qartë se, siguria është bazë për zhvillimin e një shteti, por edhe të rajonit. Jemi të lodhur nga ajo që të na quajë”fuçi baruti”, tha Spasovski.

Sipas tij, është koha që Ballkani Perëndimor të bëhet shembull për rajon të sigurt, pa çështje të hapura, me raporte të mira fqinjësore dhe me bashkëpunim të fortë rajonal.

“NË fund të ditës, të gjtihë kemi një qëllim – të jemi pjesë e familjes evropiane, të zbatojmë vlerat evropiane dhe të sigurojmë standard më të mirë jetësor për qytetarët”, tha ai.