Aktakuza për krime ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë në Luftën e Kosovës
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur dy aktakuza në mungesë për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, raporton Koha.net. Në rastin e parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj J.J. dhe A.S..
“Sipas aktakuzës, të pandehurit, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje”, thuhet në njoftim.