Sot zgjidhet rektori i ri i UKM, Biljana Angelova dhe Darko Danev janë në garë
Të drejtën e votës për zgjedhjen e rektorit e kanë anëtarët e Fakulteteve dhe Instituteve në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit (UKM), të cilët janë të regjistruar në Listën e Vetme të Votuesve, e cila u përcaktua dhe u shpall nga UKM. Votimi është i fshehtë dhe duhet të shpallen deri në mbrëmje, pas së cilës do të ketë një afat tre-ditor për kundërshtime ndaj rezultateve, shkruan Portalb.mk.
Stafi mësimor dhe shkencor në UKM, do të votojë sot nga ora 12:00 deri në orën 14:00 për të zgjedhur rektorin e ri të Universitetit. Në garë janë Rektorja aktuale e Universitetit dhe profesoresha në Institutin e Ekonomisë, Biljana Angelova dhe profesori universitar Darko Danev, i cili është i angazhuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Ata kandiduan për postin e rektorit të Universitetit për mandatin nga 16 shtatori 2026 deri më 15 shtator 2029.
Janë caktuar edhe datat për një rivotim të mundshëm, së bashku me një afat për kundërshtimet dhe shqyrtimin e tyre, dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjes së rektorit do të shpallen më 14 maj.
Javën e kaluar, programet e punës së dy kandidatëve për Rektor dhe të dhënat e tyre biografike dhe bibliografike u publikuan në faqen e internetit të UKM-it.
Darko Danev, ish-dekan dhe profesor aktual në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, shpall në kandidaturën e tij një vizion për një universitet modern dhe konkurrues ndërkombëtarisht, me fokus në digjitalizim, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe lidhje më të madhe me industrinë.
Rektorja aktuale, Biljana Angelova, e cila mori detyrën në shtator 2023, kohët e fundit ka punuar në digjitalizimin e shërbimeve studentore, si dhe në ndërkombëtarizimin dhe modernizimin e kurikulave, me qëllim rritjen e dukshmërisë së UKM-së në skenën akademike ndërkombëtare.
Ndryshe, javën e kaluar opinioni kuptoi se studentë pa diploma universitare në Fakultetin Filozofik në UKM në Shkup u regjistruan në studimet e magjistraturës dhe më pas në studimet e doktoratës. Kjo u zbulua nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe studimet e studentëve të regjistruar në mënyrë të parregullt u ndërprenë.
- LEXO: Sindikata e Pavarur Akademike: MASH nuk i pranoi sugjerimet tona për projektligjet e arsimit të lartë pavarësisht argumenteve
- LEXO: Universiteti “Nënë Tereza” ka dorëzuar vërejtjet në lidhje me propozim-ligjet rreth arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Universitetet shqiptare e demantuan Janevskën: Asnjë profesor i joni nuk ka marrë pjesë në hartimin e Propozim-ligjit për Arsimin e Lartë
- LEXO: RMV, Fakulteti Filozofik ka regjistruar studentë në ciklin e dytë dhe të tretë, pa diploma universitare